LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila thirrje partive politike: Të mblidhemi me urgjencë, veprimet e Thaçit paraqesin rrezik të lartë

Kusari-Lila thirrje partive politike: Të mblidhemi me urgjencë, veprimet e Thaçit paraqesin rrezik të lartë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me qasjen dhe gjuhën e tij, po i paraqet rrezik qytetarëve dhe vetë shtetit të Kosovës.

Kusari-Lila, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga partitë politike që mblidhen me urgjencë në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japin drejtimin e duhur shtetit dhe presidentit.

Postimi i plotë:


Presidenti Kosovës Hashim Thaçi i vetëmandatuar për të udhëhequr negociatat me Serbinë, i përkushtuar të manipulojë dhe të krijojë konfuzitet si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, në Alpbach kërkoi mbështetje nga BE dhe SHBA për “pajtimin shqiptaro-serb”, ndërsa ende nuk ka ardhë në Kuvendin e Kosovës të kërkoj autorizim për planin më të rrezikshëm që nga viti 1999 të cilin e promovon pandalë, “korigjimin” e kufijëve me Serbinë.

Presidenti i Kosovës pa mandat nga organi më i lartë i vendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me qasjen e tanishme i barazon krimet e Serbisë në Kosovë me viktimat e Kosovës, duke përdorë gjuhën e cila neutralizon çfarëdo dallimi midis dy shteteve, në referencë të procesit të dialogut.

Duke e marrë parasysh rrezikun e lartë që këto veprime dhe deklarata të Presidentit të vendit i sjellin Kosovës dhe popullit të saj, në kundërshti me aktin më të lartë të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftojmë të gjitha partitë parlamentare që me urgjencë të mblidhemi në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japim drejtimin e duhur shtetit tonë, natyrisht pa Presidentin e Republikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori