LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Carovska të jep dorëheqje nga ministria

OBRM-PDUKM: Carovska të jep dorëheqje nga ministria

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski tha se “Mila Carovska duhet të ik nga ministria që e shndërroi në ministri për moskujdes dhe për punësime partiake”.

“Në kulmin e skandaleve të lidhura me kolapsin e plotë të sistemit për mbrojtjen e fëmijëve, me rastin aktual të përdhunimit të mbrojtëses në ent, si vazhdim i horrorit që secilën ditë e përjetojnë fëmijët në institucionet e udhëhequra nga Carovska, ajo lavdërohet për punësime partiake”, thotë zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase Stoilkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se Carovska është ministrja më e paaftë në Qeveri, ndërsa shfaqja publike e sotshme, sipas Stoikovskit, e vërteton këtë.


“Carovska me siguri nuk ndihet përgjegjëse për rastet përdhunimit të të miturve që është vepër e rëndë penale me mbi 10 vite burg, dhe që ndodh për të satën herë para syve të të punësuarve. Carovska nuk kupton se çfarë vendi të përgjegjshëm është derisa të miturit seksualisht keqpërdoren, abortojnë, përdhunohet. Fëmijët ikin nga entet dhe nuk dihet se ku kanë shkuar, ndërsa ajo thotë “se ikja e fëmijëve nga entet është praktikë e zakonshme””, thotë Stoikovski.

Ai akuzoi se Carvoska lavdërohet me punësime partiake dhe se nëse dëshiron të flasë për çerdhet publike, sipas Stoikovskit duhet të përgjigjet pse nuk janë vazhduar marrëveshjet e shumë edukatoreve të çerdheve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Lajme
Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist

Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Kalo në kategori