LAJMI I FUNDIT:

Interi mban të fshehtë formacionin për Torinon

Interi mban të fshehtë formacionin për Torinon

Luciano Spalletti po e mban të fshehtë formacionin e ekipit të tij për ndeshjen ndaj Torinos.

Sfida zhvillohet me fillim nga ora 20:30 dhe Spalletti sipas mediave italiane do të konsiderojë disa ndryshime.

Kroatët Ivan Perisic dhe Sime Vrsaljko pritet që të jenë në formacion pasi arritën me vonesë nga angazhimet në Botëror.


Milan Skriniar ka tejkaluar një lëndim të lehtë dhe Asamoah pritet të jetë në krahun e majt të mbrojtjes, pasi luajti në sulm në ndeshjen e parë.

Lautaro Martinez dhe Matteo Politano pritet që të jenë prapa Icardit në sulm.

Kishte frikë edhe për Handanovicin i cili pësoi një dëmtim të lehtë në stërvitje.

La Gazzetta dello Sport sugjeron se INteri mund të ketë formacion 3-4-2-1 kku në mbrojtje është tridenti Skriniar, De Vrij dhe Joao Miranda.

Nainggolan dhe Mario janë të përfshirë në skuadër por jo 100 për qind të gatshëm.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic, Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah, Vecino, Brozovic, Politano, Martinez, Perisic, Icardi.

/Telegrafi/