LAJMI I FUNDIT:

Trafiku urban në Prishtinë ende me probleme

Trafiku urban në Prishtinë ende me probleme

Në secilën palë zgjedhje lokale, të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre për kryetar, ndër premtimet kryesore kanë edhe rregullimin e trafikut urban, por e gjitha mbetet vetëm premtim.

Kjo për faktin se qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër stacionet e autobusëve urban, shkruan KP.

Madje, ankesa, qytetarët kanë edhe për stacionet, meqë ato nuk janë të rregulluara dhe nuk kanë kabina të mira në të cilat mund të presin autobusin e linjës së tyre, në kohë me shi dhe diell.


Edhe në mandatin e dytë, Shpend Ahmeti premtimin kryesor e pati pikërisht trafikun urban, ani pse qysh në vitin 2013, kishte premtuar se për mandatin e parë do ta rregullonte atë.

Mirëpo, përveç sjelljes së dhjetëra autobusëve të rinj dhe lirimit të disa linjave për pensionistë, qytetarët ende presin gjatë.

Ndonëse, për linjën 4, qytetarët shprehen më të kënaqur, meqë nuk ka vonesa të shumta.

Qytetarja Shukrie Gashi, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se një stacion ideal do të ishte me kabina të mira, të cilat ofrojnë kushte për qëndrimin e qytetarëve gjatë pritjes së autobusit.

Pak më ndryshe mendon qytetari Salih Seidaj, i cili edhe pse udhëton rrallë me trafikun urban, thotë se linja 4 i plotëson nevojat e qytetarëve për udhëtim.

“Kam parë që është shumë bukur. Do të thotë 3-4 herë që kam udhëtuar, 5-6 minuta me pritë dhe vjen. Kjo linja për Kodër të Diellit dhe për Gërmi është shumë e mirë”, tha ai.

Por se ka vend për përmirësime thotë qytetari Muhamet Tashevci, i cili i jep vërejtjet e veta.

Ndërkaq, sa përket të autobusëve të ri, ai thotë se në këtë çështje ka pasur neglizhencë.

“Unë për linjën që udhëtoj pjesërisht jam i kënaqur. Sa i përket orarit, deri në orën 9 të mbrëmjes është i mirë, mbas 21-ve ka pak vonesa, por ka probleme të tjera. Sa jemi të kënaqur me vozitjen. Disa vozitin qysh t’i teket. Nuk ka disiplinë, nuk ka vozitje të rehatshme. Niset me hov, ndalet me hov, ndalet kudo, e konsideron pronë të veten atë. Pse me u çelë kudo dera e autobusit nëse matanë semaforit e ka stacionin”, u shpreh ai.

Mirëpo, ditë më parë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, deklaruan se janë në rrugë e sipër të rregullimit të trafikut urban, duke e përfshirë edhe atë privat.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, ka thënë se fokusimi i disa operatorëve tek disa linja ku ka më shumë udhëtarë po ndikon që në disa stacione të mos ketë linja të rregullta të autobusëve.

E Kryeshefi ekzekutiv i NP “Trafiku urban” ka thënë për KosovaPress se janë në dijeni të vonesave porse ka shtuar se bllokadat në trafik janë ato që nuk lejojnë autobusët të zhvillojnë shpejtësinë e paraparë, për t’u arritur orari i qarkullimit.

Ndërsa Bashota ka deklaruar se janë duke rregulluar edhe punën e orareve të autobusëve, e që më pas t’i vendosin pranë kabinave të stacioneve në kryeqytet.

Ndërsa zyrtarë të komunës së Prishtinës, kanë deklaruar disa herë se janë kryer të gjitha procedurat për autobusët e ri, porse kontingjenti i dytë nuk ka arritur ende, përkundër asaj se kryetari, Shpend Ahmeti kishte deklaruar se autobusët e ri do të vijnë gjatë verës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori