LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Hapja e kufijve drejt BE-së garanton vende pune të paguara mirë dhe arsim më të mirë për të rinjtë në Maqedoni

Zaev: Hapja e kufijve drejt BE-së garanton vende pune të paguara mirë dhe arsim më të mirë për të rinjtë në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nga dita në ditës e përforcon fushatën e saj për referendumin, që do të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

Kryeministri Zaev është shumë aktiv nëpër rrjetet sociale, duke thënë se hyrja në NATO dhe BE do të jetë tejet e rëndësishme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Integrimi i Maqedonisë në BE do të thotë mundësi për të rinjtë. Hapja e kufijve drejt BE-së garanton të rinjtë tanë dhe vende pune të paguara mirë dhe arsim më të mirë, këtu, në shtëpi, në Maqedoni”, tha Zaev./Telegrafi/