LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula të afërt në ditëlindjen e Ermalit

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula të afërt në ditëlindjen e Ermalit

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula gëzuan lidhje romantike, por jo më.

Dyshja që më parë kanë qenë çifti më i dashur i estradës, tash kanë të ndara rrugët, por kur ato bashkohen, nuk kanë mendime të këqija.


Së paku kështu është shfaqur edhe në ditëlindjen e Ermal Fejzullahut, ky dyshja janë shfaqur afër njëri tjetrit.

Ata madje kanë performuar këngë të tyre bashkë duke treguar se nuk kanë inate me njëri-tjetrin.

Dafina që prej asaj kohe ka qëndruar në Amerikë ku edhe shijon jetën private me të dashurin e saj Jose.

Edhe Ledri besohet se ka një lidhje romantike, por se refuzon ta bëjë publike. /Telegrafi/

https://instagram.com/p/Bm1g-G5nACa/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control