LAJMI I FUNDIT:

Kovac mbron Lewandowskin pas shpërthimit publik

Kovac mbron Lewandowskin pas shpërthimit publik

Bosii Bayern Munichut, Niko Kovac, ka mbrojtur sulmuesin, Robert Lewandowski.

Ylli polak ka akuzuar hierarkinë e kampionëve të Gjermanisë për mungesë të përkrahjes pas kritikave të shumta.

Kovac thotë se ka folur personalisht me sulmuesin dhe është i bindur se ai është i lumtur.


“Ai i ka shprehur gjërat në një formë faktike. Ai nuk dëshiron që të qëndrojë me duar të kryqëzuara. Ai është i lejuar që të shprehë ndjenjat”.

“Bisedat me të ishin të mira. Nuk kam folur shumë si trajner, por si qenie njerëzore. Unë e kuptoj atë, por ne kemi synim të përbashkët. Ne kemi folur hapur dhe sinqerisht”.

“Nuk isha aty vitin e kaluar, ndoshta ai nuk ka ndjerë dashurinë që ka pasur nevojë. Por, ai është këtu mendërisht. Ai ka shënuar katër gola deri tani, katër gola me rëndësi. Ne besojmë në të”.

“E shihni se ai është i përkushtuar për të dhënë gjithçka për klubin. Jam i lumtur për të dhe kështu janë edhe bashkëlojtarët dhe tifozët”, potencoi Kovac. /Telegrafi/