LAJMI I FUNDIT:

Ministri Dimitrov në takime tek Shtëpia e Bardhë dhe tek Senati i ShBA-ve

Ministri Dimitrov në takime tek Shtëpia e Bardhë dhe tek Senati i ShBA-ve

Sot, tek Shtëpia e Bardhë, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov kishte takime me Mira Ricardel, zëvendës këshilltarja për siguri kombëtare të ShBA-ve.

Sipas kumtesës së MPJ-së, Racardel ka uruar për marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, me çka hapet dera për integrimin e vendit në NATO. E përshëndeti guximin dhe pjekurinë e treguar tek procesi politik dhe diplomatik, dhe shpreson për përfundim të suksesshëm të referendumit. Ajo shprehi përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe pret që vendi së shpejti të jetë tek vendi i merituar tek tryeza e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Duke shprehur falënderime nga Republika e Maqedonisë për kontributin e Shtëpisë së bardhë në procesin e anëtarësimit në NATO, Ministri Dimitrov tha se “Fakti që me miqtë tanë në Greqi treguam se mundemi të zgjedhim probleme me dakada, tregon se Ballkani përparon. Jam i bindur se qytetarët e Maqedonisë dinë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike”.

Krahas Shtëpisë së Bardhë, Ministri Dimitrov sot kishte takime tek Senati i ShBA-ve, me anëtarë të Komitetit për marrëdhënie të jashtme Jeanne Shaheen dhe James Reach./Telegrafi/