LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët përmes protestës kërkuan rishikimin e listave të veteranëve

Qytetarët përmes protestës kërkuan rishikimin e listave të veteranëve

Në Prishtinë është zhvilluar protesta me moton “Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit, përmes të cilës u kërkua dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, pas pretendimeve se ka ndërhyrë në hetimet e zhvilluara nga prokurori Elez Blakaj në rastin e listave të veteranëve.

Qindra qytetarë morën pjesë në protestën e thirrur nga shoqëria civile.

Pas grumbullit para Prokurorisë, protestuesit marshuan drejt objektit të Qeverisë.


Krenare Loxha, nga këshilli i protestës, ka thënë se sistemi gjyqësor nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin por duhet t’i shërbejë ligjit.

Përfundon protesta, qytetarët kërkuan shkarkimin e Lumezit dhe dorëheqjen e Haradinajt
Lexo po ashtu Përfundon protesta, qytetarët kërkuan shkarkimin e Lumezit dhe dorëheqjen e Haradinajt

Ajo theksoi se populli nuk di më se kujt t’i besojë kur është fjala për listat e veteranëve, prandaj edhe kërkojnë dorëheqje dhe ndëshkim të atyre komandantëve që po e dëmtojnë shtetin.

“Gjyqësori nuk duhet me qëndru mbi ligjin por me i shërbye ligjit. Prandaj sot jemi këtu sepse kërkojmë një shtet që e mbron lirinë si vlerë humane e jo si të drejtë të bandave. Kryeministri na tha që na s’kemi qenë në luftë s’mundemi me ditë sa veteranë kanë qenë. Çka me besu na kur prokurori kërcënohet e detyrohet me u largu prej shtetit? Çka me besu kur komandanti i përgjithshëm i UÇK-së deklaron se kanë qenë 12 mijë e 700 ushtarë? Sot kemi ardhë me kërku dorëheqje dhe ndëshkim prej komandantëve edhe me fillu me rishikim të listave të veteranëve prej fillimit”, tha Loxha.

Kjo protestë erdhi pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj dhe letrës së tij ku kishte treguar presionin politik për të mos vazhduar me lëndën ndaj veteranëve të rremë dhe për aferën “Pronto”./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori