LAJMI I FUNDIT:

Nuk i dha përparësi kalimtarit, qytetarët vetëdijësojnë reperin Capital T për vozitje më të kujdesshme

Nuk i dha përparësi kalimtarit, qytetarët vetëdijësojnë reperin Capital T për vozitje më të kujdesshme
Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, ka qenë shumë aktiv këtë verë me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ai nuk ka munguar edhe në aspektin e prurjeve muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku i tij.

https://www.instagram.com/p/BmajG1khtHp


Reperi është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai vendosi të publikojë një video, ku shfaqej teksa voziste veturën e tij në kryeqytet.

Por gjatë ngasjes, vërehet se reperi nuk e ka respektuar një nga rregullat e këshilluara të komunikacionit – atë të ndaljes së automjetit para zebrave, kur pranë është një kalimtar.

E duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët të shumtë në numër, i kanë replikuar atij me mesazhe në Instagram, duke e vetëdijesuar për faktin se ai duhej të jepte përparësi.

I habitur nga kjo gjë, Capital T më pas ka bërë edhe një postim tjetër, duke shkruar se u ndje i befasuar kur pa aq shumë replika, sa që i bëri vetes pyetjen nëse vërtet të gjithë i respektojnë rregullat kaq shumë.

Foto: Capital T/InstaStory

I njëjti më pas ka publikuar edhe mesazhet tjera që nga marrë nga adhuruesit, ndërsa u ka dhënë të drejtë atyre për këshillën e dhënë. /Telegrafi/