Telekomi i Kosovës, dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit. Kjo pritet të ndodhë nëse nuk ndalet trendi i rënies së të hyrave vit pas viti.
ORAinfo ka siguruar një raport të brendshëm të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, në të cilin raportohen shifra tronditëse për ndërmarrjen. Në fitin 2017, të hyrat e ndërmarrjes kanë rënë për 6 për qind krahasuar me vitin 2016.
Përkthyer në shifra, diku janë afër 20 milionë euro të hyra më pak, krahasuar me 2016.
“Në aspekt të përformancës, trendi në rënie ka vazhduar edhe në vitin 2017. Në krahasim me vitin 2016, të hyrat e TK-së paraqiten më të ulëta për 6 për qind”, thuhet në raportin vjetor të ndërmarrjes, të cilin menaxhmenti ia ka përgatitur aksionarit, përkatësisht Qeverisë së Kosovës.
Sipas raportit, i cili quhet “Raporti vjetor 2017”, të hyrat e ndërmarrjes me 2015 kanë qenë 80 milionë euro, me 2016 60 milionë, kurse me 2017 mbi 40 milionë euro.
Menaxhmenti në raportimin e tij si arsye kryesore për rënien e vazhdueshme të te hyrave të ndërmarrjes ka përmendur përdorimin e aplikacioneve pa pagesë përmes përdorimit të internetit të cilat, sipas tyre, sollën rënie të hyrave në segmentet e prepaid, postpaid, incoming dhe roaming.
“Sa i përket shërbimeve fikse, segmenti i cili ishte më i mirë në krahasim me vitin 2016 ishte ai I IPTV dhe internetit, përderisa të hyrat nga zëri, interkoneksioni dhe ato nga bizneset kanë shënuar rënie”, thuhet në raport.
Po ashtu mungesa e investimeve për ti përmirësuar shërbimet ka pasur një efekt të konsiderueshëm. Gjatë vitit 2017, sipas raportit, përveç planit fillestar të biznesit të aprovuar nga Bordi, Telekomi në mungesë të Bordit nuk e rishikoi planin e saj të biznesit për periudhën e dytë të vitit 2017.
“Kjo nuk ndodhi edhe përkundër konkurrencës së lartë në treg dhe faktit që rishikimi është në harmoni me ligjin për ndërmarrje publike”.
Kjo bëri që të hyrat totale të realizuara në vitin 2017 të jenë 6 për qind më ultë se vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me targetin e planifikuar tregon një arritje më të ulët prej 17 për qind.
Si disa nga rreziqet kryesore për të ardhmen e Telekomit, menaxhmenti nuk ka përmendur numrin e madh të punësuarve, por më shumë i është referuar siç thuhet në raport “trendit të zhvillimit të mundësive për komunikim, aplikacioneve të reja, globalizimit të OTTve”.
“Telekomi i Kosovës është duke u përpjekur që të konsolidoj aktivitetet e saj megjithëse ballafaqohet me tendencë të ekspozimit të rrezikut të vazhdueshëm në rënien e të hyrave. Shërbimet e zërit, SMS, MMS, TV klasik, të cilat sot janë të zëvendësueshme përmes mundësive tjera teknologjike të komunikimit. Vlen të përmendet se shërbimet e TV dhe pakove atraktive janë duke u ofruar në tregun e zi dhe shpeshherë pa pagesë duke ofruar vetëm shërbim interneti nga operatorët e ndryshëm në Kosovë”, thuhet në raport. /ORAinfo/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dashuria fillon në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi