LAJMI I FUNDIT:

Në Bogorodicë arrestohen dy shtetas turq me pasaporta të kërkuar nga Interpoli

Në Bogorodicë arrestohen dy shtetas turq me pasaporta të kërkuar nga Interpoli

Dy persona shtetas të Turqisë U.A. (28) dhe G.R. (25) kanë qenë të privuar nga liria dhe janë dërguar në stacionin policor në Gjevgjeli për procedura të mëtejshme.

Të dy personat pas mesnatës gjatë kontrollimit të pasaportave në kalimin kufitar “Bogorodicë” është konstatuar se pasaportat e tyre kanë qenë nën hetimin e Interpolit-Turqi, gjegjësisht janë lajmëruar si të humbura ose të vjedhura nga poseduesit.

Nga MPB njoftojnë se ato kanë udhëtuar me veturën e markës “volkswagen sharan” me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga personi me iniciale T.C. (62) nga Republika e Maqedonisë. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dy pasaporta origjinale turke. /Telegrafi/