LAJMI I FUNDIT:

Petrovski: Mundemi edhe pa BE-në dhe NATO-n (Video)

Petrovski: Mundemi edhe pa BE-në dhe NATO-n (Video)

Filip Petrovski nga Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së në intervistë për “Kanal 5”, thotë se në referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë, “për” do të votojnë 600 deri 700 mijë qytetarë. Ai thotë se referendumi duhet të bojkotohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është kompleks, dhe duhet të bojkotohet për shkak se nuk ka census nuk bëhet fjalë për besim por bëhet fjalë për një konglomerat të cilën e ka bërë Zoran Zaev, me principet e antimaqedonizmit dhe prandaj ka të tërë infrastrukturën e tij partiake dhe ka edhe të gjitha votat e shqiptarëve dhe disa minoritetve tjera” tha Petrovski duke u përgjigjur në pyetjen se përse ka bërë zgjedhjen për bojkot të referendumit.


Ai gjithashtu tha se nuk i beson Zaevit se do të jap dorëheqje nëse referendumi del i pasuksesshëm, për shkak se sipas tij, Zaev i humbi zgjedhjet parlamentare dhe nuk dha dorëheqje. Petrovski shtoi se në Maqedoni më e logjikshme është të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare se sa referendum.

Për marrëveshjen me Greqinë ai tha se: “Maqedonia nuk duhet ta ndryshoj emrin kushtetues, Greqia mund të na quaj si të dojë”.

Në pyetjen e gazetarit se a mundet Maqedonia pa BE dhe NATO të zhvillohemi ekonomik, Petrovski tha se “absolutuisht është e mundur. Maqedonia së pari ushtarakisht duhet të jetë neutrale. Maqedonia nuk ka armë të forta që mund të jetë e rrezikshme për vendet e rajonit”./Telegrafi/

*Kanal5

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori