LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e konsensusit mes partive mund ta çojë vendin në zgjedhje deri në fund të vitit (Video)

Mungesa e konsensusit mes partive mund ta çojë vendin në zgjedhje deri në fund të vitit (Video)

Mungesa e konsensusit politik për zgjedhje, mund të rezultojë me një ngërç politik, e vetëm pastaj të mund të organizohen zgjedhjet e reja. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Mospajtimet për dialogun me Serbinë, mund ta çojë në bllokadë politike vendin.


Kështu thotë për RTV Dukagjinin profesori i Shkencave Politike, Bekim Baliqi.

“Dyshoj se do të arrihet një konsensus mes forcave politike në Kosovë. Pastaj do të varet prej mënyrës se si do të zhvillohen negociatat mes subjekteve politike. Nëse nuk ka një bashkëpunim mes institucioneve, gjasat janë që të ketë një krizë të re politike”, thotë Bekim Baliqi – profesor i Shkencave Politike.

E, si rezultat i kësaj, mund të kemi edhe zgjedhje brenda këtij viti.

“Nëse negociatat fillojnë dhe nuk ka një koordinim apo bashkërendim mes institucioneve, së paku në parim të merren vesh për llogaridhënien në këtë proces, sepse mundë të ketë një krizë e cila mund të dërgojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare gjatë vjeshtës, apo në fund të vitit”, shton më tej Baliqi, përcjell Telegrafi.

Jemir Bakija, nga Demokracia Plus, thotë se partitë kanë humbur besimin te njëra-tjetra prandaj mungon edhe konsensusi mes tyre.

“Nuk duket se do të ketë një konsensus sepse mungon besimi në mes të pozitës dhe opozitës. Pa pasur besim mes tyre nuk mund të ketë konsensus”, thotë Jetmir Bakija nga Demokraca Plus.

Mirëpo sipas tij nëse veç mund të ketë zgjedhje atëherë partitë do të duhej garonin për platformën më të mirë në dialog, e jo për tjetër. Raundi i ri i bisedimeve në Brukes mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar të filloi në shtator, në atë që është quajtur edhe si faza finale e dialogut mes dy shteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori