LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Nuk do të ketë fund të dialogut tash për tash (Video)

Vllasi: Nuk do të ketë fund të dialogut tash për tash (Video)

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhahmet Hajrullahu ka folur edhe për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje finale.

“Fund të këtij procesi njëherë përnjëherë nuk ka. Pala serbe ka vënë lloj lloj idesh për marrëveshjen përfundimtare mirëpo në Kosovë as që kanë ide se cila ka me qenë përmbajtja e kësaj marrëveshje”, u shpreh Vllasi.


Vllasi theksoi se Serbia është faqja e zezë dhe se nuk bënë të bëhen kompromise në dëm të Kosovës.

“Nëse duam që mos ta dëmtojmë vendin tonë, linja e fundit është plani i Ahtisarit… Ne Serbisë nuk i kemi borxh asgjë”, tha Vllasi. /Telegrafi/