LAJMI I FUNDIT:

Shoferja humbi rrugën dhe përfundoi në shina, bllokoi qarkullimin e trenave për disa orë (Foto)

Shoferja humbi rrugën dhe përfundoi në shina, bllokoi qarkullimin e trenave për disa orë (Foto)

Një shofere e moshuar e ka humbur rrugën dhe ka përfunduar në shinat e hekurudhës në Newcasle të Anglisë.

Për pasojë, trenat që lëvizin në atë zonë a kanë ndërprerë qarkullimin për disa orë, derisa vetura është larguar prej aty, transmeton Telegrafi.


Pensionistja që ka hyrë në shina, nuk ka ditur të kthehej dhe ka vazhduar rrugën derisa ka arritur te një stacion.

Punonjësit e kanë dhënë shpejtë alarmin e ndalimit të lëvizjes së trenave, ndërsa e larguan shoferen dhe shoqëruesit e saj.

Derisa punonjësit e larguan makinën, që ishte futur thellë në shtegun me binarë, shoferja she shoqërueset e saj u dërguan në shtëpi me taksi.

Mungesa e sinjalistikës rrugore, besohet të ketë qenë arsyeja që ajo doli prej rruge dhe hyri në kthesë të gabuar. /Telegrafi/