LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Shkëndija në ‘misionin e pamundur’ ndaj Salzburgut

Formacionet zyrtare: Shkëndija në ‘misionin e pamundur’ ndaj Salzburgut

Shkëndija është nikoqir i Red Bull Salzburgut për ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë pësoi me rezultat 3-0 në takimin e parë të zhvilluar në Austri, ndërsa në sfidën kthyese e zhvillon në stadiumin Filipi II në Shkup.


Skuadra tetovare është në një ‘mision të pamundur’, pasi duhet ta përmbysë disavantazhin prej tre golash.

Prandaj, trajneri Qatip Osmani pritet të zhvillojë një lojë sulmuese për të shënuar sa më shumë gola.

Mirëpo, duhet të ketë kujdes nga taktikat e homologut të tij, Marco Rose, i cili do ta presë momentin për të ndëshkuar.

Formacionet ndërmjet Shkëndijës dhe Salzburgut (Foto: Uefa.com)

Formacioni startues i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Besart Ibraimi, Ennur Totre, Stenio Junior, Izair Emini, Gledi Mici, Mevlan Adili, Valjmir Nafiu.

Formacioni startues i Salzburgut: Cican Stankovic, Amadou Haidara, Reinhold Yabo, Diadie Samassekou, Munas Dabbur, Hannes Wolf, Andre Ramalho, Andreas Ulmer, Stefan Lainer, Marin Pongracic, Xaver Schlager.

Cilido qoftë rezultati i kësaj ndeshjeje, Shkëndija tashmë e ka bërë historinë duke arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në rast të kualifikimit tutje, do të luajë në ‘play-off’ për fazën grupore të garës më të madhe evropiane (kundër Crvena Zvezdas ose Spartak Trnavas), ndërsa në rast të eliminimit do të luajë në Europa League (kundër Cork ose Rosenborg). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori