LAJMI I FUNDIT:

Përse bebet i bartin nga ana e majtë?

Përse bebet i bartin nga ana e majtë?

Hulumtimet kanë treguar që prindërit i bartin bebet nga ana e majtë, sepse kjo mënyrë e bartjes nxit komunikim emocional.

Shumica e prindërve i përkund apo i mban fëmijët e tyre nga ana e majtë, sepse kjo nxit komunikim emocional me prindërit, konstatojnë ekspertët francezë, transmeton Telegrafi.


Bebet e veta nënat kryesisht i mbajnë nga ana e majtë jo për shkak se shumica e njerëzve janë djathtakë dhe dëshirojnë që dora e djathtë t’u mbetet e lirë – siç është interpretuar kohë më parë kjo dukuri, por për shkak se komunikimi i të sapolindurit dhe nënës kryesisht zhvillohet me ndihmën e zërit, prandaj pikërisht veshi i majtë është përgjegjës për “kapjen” e sinjaleve sensibile vokale, sepse bebja ende nuk e kupton domethënien e fjalëve, thonë psikologët.

Prindërit i mbajnë bebet në anën e majtë, e cila është e lidhur me hemisferën e djathtë të trurit që është përgjegjëse për ekspresionin e fytyrës, gjithashtu, për shkak të komunikimit më të mirë, theksojnë ekspertët.

Bebet e tyre menjëherë pas lindjes nënat instinktivisht i mbështesin në të shumtën e rasteve në anën e majtë, prandaj bebet mund të dëgjojnë rrahjet e zemrës së nënës së tyre, transmetojnë mediet franceze.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që nënat, të cilat janë në gjendje depresioni ose janë viktima të cilësdo formë të dhunës familjare, bebet i bartin nga ana e djathtë, sepse nuk janë të vullnetshme për të komunikuar me bebet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori