LAJMI I FUNDIT:

Befason Bekim Isufi: Prishtina e Llapi më të forta se ne, por do të provojmë ta mbrojmë titullin e kampionit

Befason Bekim Isufi: Prishtina e Llapi më të forta se ne, por do të provojmë ta mbrojmë titullin e kampionit

Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.


Pas takimit ka folur trajneri i prishtinasve, Mirel Josa, i cili ka thënë se gabimet në mos konkretizim të rasteve, dhe shfrytëzimi të mundësive të Dritës, erdhi deri tek fitorja e gjilanasve.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Kemi besuar se do ta rikthejmë rezultatin duke marrë parasysh se një gjë të tillë e kemi bërë në të kaluarën. Deri sa ramë me këmbë në tokë dhe kjo bëri që të përmbysim gjithçka. Nuk duhet edhe të neglizhojmë lojën e mirë të Prishtinës”.

“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë në ofensivë dhe kjo na kushtoi. Në pjesën e dytë edhe pas zëvendësimeve, kemi arritur të barazonim rezultatin dhe më pas fituam”.

“Kemi bërë shumë rotacione në këtë ndeshje. Kjo na bën që të mos shqetësohemi pasi kemi zëvendësime të ndryshme”.

Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë
Lexo po ashtu Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë

“Kjo erdh në momentin më të mirë që Drita e fitoi kampionatin duke na dhuruar trofeun Fadil Vokrri. Po në të njëjtin stadium në ndeshjen e parë në stadiumin e renovuar me emrin e Vokrrit, e fituam Superkupën”.

“Jemi më të dobët se ekipet e tjera në krahasim me Prishtinën dhe Llapin që janë përforcuar. Ne jemi aty afër tyre sa i përket mbrojtjes së titullit të kampionit”, tha Isufi.

Mirel Josa: Shpërdorimet e rasteve na sollën humbjen
Lexo po ashtu Mirel Josa: Shpërdorimet e rasteve na sollën humbjen

Theksojmë se golashënues për Prishtinën ishte Gauthier Mankenda gjersa te ekipi fitues, Fidan Gërbeshi si dhe Betim Haxhimusa.

Ndryshe, kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën në futboll gjersa Prishtina deri më tani ka fituar nëntë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori