LAJMI I FUNDIT:

Dosja që tregon se si shpërtheu debati për pulat në familjen Zykaj, ditën e vrasjes së tetë personave në Vlorë

Dosja që tregon se si shpërtheu debati për pulat në familjen Zykaj, ditën e vrasjes së tetë personave në Vlorë

Arsyeja që shkaktoi tragjedinë e tetëfishtë në familjen Zykaj në Resulaj të Vlorës, duket se ka qenë konflikti për humbjen e disa pulave të detit.

Mediumi shqiptar oranews.tv, duke u bazuar në Dosjen e Prokurorisë ka shkruar se gjatë rrugës shtetasja Vasilika Zykaj ka kontaktuar duke folur me tone të larta me mamanë e Ritvanit, Lindita Zykaj, ku ka akuzuar dy djemtë e kësaj të fundit si autorë të vjedhjes së disa pulave të detit, vjedhje e ndodhur sipas saj, në të njëjtën ditë.


Të djegurat në trup dhe përdorimi i Facebookut – dy misteret e autorit të masakrës së Vlorës!
Lexo po ashtu Të djegurat në trup dhe përdorimi i Facebookut – dy misteret e autorit të masakrës së Vlorës!

Sipas një pjese të kësaj dosje, në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar dhe shtetasi Bujar Zykaj dhe së bashku me Linditën dhe Vasilikën kanë shkuar tek shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarrëveshjen e nisur nga lidhja fisnore që kanë midis tyre.

Këtu, siç thuhet më tej, Ritvani së bashku me motrën e tij kanë vazhduar rrugën për tek shtëpia e Kujtimit.

Gjyshi i autorit të masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë! (Video)
Lexo po ashtu Gjyshi i autorit të masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë! (Video)

Shtetasi Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht.

Pas kësaj, Bujari me Linditën kanë shkuar tek shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka.

Rindërtohet skema e masakrës në Vlorë, si i vrau i riu 8 kushërinjtë (Video)
Lexo po ashtu Rindërtohet skema e masakrës në Vlorë, si i vrau i riu 8 kushërinjtë (Video)

Gjatë drekimit familjarisht ku edhe vet Ritvani është shprehur dhe është ankuar se shtetasja Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë.

Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori