LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi i autorit të masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë! (Video)

Gjyshi i autorit të masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë! (Video)

Vetëm gjyshi i autorit ka marrë pjesë dje në ceremoninë mortore për të përcjellë 8 pjesëtarët e familjes Zykaj që u ekzekutuan me automatik nga Ridvan Zykaj.

Edhe sot ishte në banesat ku janë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Rindërtohet skema e masakrës në Vlorë, si i vrau i riu 8 kushërinjtë (Video)
Lexo po ashtu Rindërtohet skema e masakrës në Vlorë, si i vrau i riu 8 kushërinjtë (Video)

Gjyshi ka dënuar veprimin e nipit të tij madje dje gjatë ceremonisë mortore mësohet të jetë shprehur: “Po ka një burrë të fortë nga juve ma sillni këtu se do ia vë flakën vetë!”, shkruan Ora News.


Ai ka parë nga afër tmerrin që shkaktoi nipi i tij.

Ndërkohë familjarët e 24 vjeçarit janë larguar nga fshati.

Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)
Lexo po ashtu Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)

Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij qyteti.

Pasditen e 10 gushtit Ridvan Zykaj shkoi në tre banesa ku jetonin kushërinjtë e tij të dytë me familje dhe qëlloi me automatik duke lënë 8 të vdekur mes tyre tre gra dhe dy fëmijë.

Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori