Ritvan Zykaj, 24-vjeçari që vrau 8 të afërmit e tij, kishte kaluar një incident të rëndë disa vite më parë.
Incident që, sipas banorëve, kishte ndikuar më vonë në sjelljen e tij dhe problematikat që shfaqte herë pas herë.
Ai ishte djegur në pjesën më të madhe të trupit, thuajse 80 për qind, teksa ishte në stan me bagëti dhe që nga ai moment gjendja e tij emocionale, por edhe shëndetësore, nuk ka qenë më e zakonshme.
Madje, në atë kohë, kishte qenë një nga kushërinjtë e tij, djali i njërit prej viktimave, që e kishte nxjerrë nga stani që u përfshi nga flakët, duke i shpëtuar jetën.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se gjatë deklarimeve që i janë marrë autorit të krimit, 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, nuk ka të dhëna konkrete nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Megjithatë, prokurori ka kërkuar që të kryhet një ekspertizë mendore nga psikologë e psikiatër, për të përcaktuar me saktësi nëse ka apo jo probleme të kësaj natyre.
Në një postim të paprecedentë pas krimit, të një fotografie të tijën postuar më 6 gusht, Ritvan Zykaj u përgjigjet me një fjalor banal komentuesve në “Facebook” që dënojnë veprimin e tij. “Ç’më keni çar kr…”, shkruan në koment i riu, që ishte në kërkim policor si autor i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj.
Por, në Polici ai ka mohuar që ta ketë përdorur ai “Facebook”-un, duke u shprehur se mund të ketë shkruar ndonjë person tjetër.
Megjithatë, komentet kanë qenë të ndryshme nga personat që dënonin ashpër krimin e tij.
Vijon të mbetet ende e paqartë sesi arrinte të komunikonte në rrjete sociale (ndonëse me gabime të shumta drejtshkrimi), pasi në Drejtorinë e Policisë së Vlorës ai nuk ka ditur të shkruajë me saktësi as emrin e tij dhe as të hedhë firmën e tij. /lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare