LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Termi “korrigjim i kufijve” përdoret nga Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë

Berisha: Termi “korrigjim i kufijve” përdoret nga Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar sot se termi “korrigjim kufijsh” është produkt i kuzhinës së Beogradit, ndërsa nënkupton që katër komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku t’i kalojnë Serbisë.

Berisha këto komente i bëri në rrjetin social Facebook, duke thënë se termi “korrigjim i kufijve” përdoret nga Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë.

Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:


“Termi ‘korrigjim kufijsh’ midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit!

Të dashur miq, këtu me poshtë keni një dokument të kuzhinës së Beogradit, në të cilën flitet jo për ndarje apo copëtim të territorit të Kosovës por për korrigjim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje win-win midis këtyre dy vendeve. Sipas këtij dokumenti:

1- “korrigjimi” i kufijve, term që përdor sot Beogradi dhe argatët e tij ne Prishtine, nënkupton as me shumë dhe as më pak se sa t’i kalojnë Republikës së Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhinës së Beogradit do të ishte një marrëveshje win-win, pra që do të fitonin të dy palët.

3- Në firmosjen e kësaj marrëveshje duhet të jetë Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatët e Beogradit që përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me spekulime semantike të përgatitura në kuzhinën e kryeqendrës së Serbisë dhe të servirura në takime obskure të argatëve të saj shqipfolës albanofob. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori