LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-offit’ në fazën kualifikuese të LK – Shkëndija mund të luajë ndaj Crvena Zvezdës

Hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-offit’ në fazën kualifikuese të LK – Shkëndija mund të luajë ndaj Crvena Zvezdës

Shkëndija do të luajë kundër FC Red Bull Salzburg në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas triumfit ndaj Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues, kampioni i Maqedonisë siguroi pjesëmarrjen në raundin e tretë kualifikues të garës më të madhe evropiane për klube, ku do të luajë kundër ekipit austriak.


Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave do të zhvillohet në Stadion Salzburg më 8 gusht (e mërkurë), kurse ekipi nga Tetova e zhvillon ndeshjen kthyese në Filip II Arena në Shkup një javë më pas (14 gusht).

Ndërkohë, në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti i ndeshjeve të ‘play-offit’ në kuadër të fazës kualifikuese dhe Shkëndija e ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në rast se e kalon Salzburgun.

Lajmet për Shkëndijën
Lexo po ashtu Lajmet për Shkëndijën

Ndeshjet e barazhit janë ndarë në rrugën e kampionëve dhe atë të ligës, me ç’rast fituesit e gjashtë dueleve do të bëjnë gara në fazën grupore.

Nëse e kalon Salzburgun, Shkëndija do të luajë ose me klubin serb, Crvena Zvezda, ose me atë sllovak, Spartak Trnava.

Rruga e kampionëve
Crvena zvezda (Serbi)/Spartak Trnava (Sllovaki) v Salzburg (Austri)/Shkëndija (Maqedoni)
Qarabag (Azerbajxhan)/BATE Borisov (Bjellorusi) v PSV Eindhoven (Holandë)
Young Boys (Zvicër) v Astana (Kazakistan)/Dinamo Zagreb (Kroaci)
Malmo (Suedi)/Vidi (Hungari) v Celtic (Skoci)/AEK Athens (Greqi)

Rruga e ligës
Benfica (Portugali)/Fenerbahce (Turqi) v PAOK (Greqi)/Spartak Moska (Rusi)
Standard Liege (Belgjikë)/Ajax (Holandë) v Slavia Praga (Çeki)/Dynamo Kyiv (Ukrainë)

Raundi i tretë kualifikues përfundon më 14 gusht, ndërsa ndeshjet e ‘play-offit’ do të zhvillohet në datat 21/22 dhe 28/29 gusht. Ekipet që humbin në barazh do të luajnë në fazën grupore të Europa League. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori