Bardh Frangu
Në një shoqëri të përfshirë nga murtaja kulturore, siç është kjo jona, ikja e një krijuesi të njëmendtë të shkakton dhembje më të madhe, sepse ngjet në një lule të bukur, të këputur në livadhin e mbushur barishte të këqija.
Ashtu të këputur regjisorin Bekim Lumi e sollëm në skenën e Teatrit Kombëtar dhe e dëgjuam tek na rrëfente nga arkivoli fjalën e tij të fundit si pjesë e një jete që ka ndodhur mbi dërrasat e Talias. Vërtet jeta e tij ishte teatër, sepse siç do të thoshte Stanisllavski, Bekimi e deshi teatrin në vete e jo veten në teatër. Po ai tani vetë ishte shndërruar në personazh të epilogut të një shfaqjeje të quajtur jetë.
Dhe tek e shikon nga arkivoli i mbyllur vetja të ngjet në Kamynë, i cili rrekej me pandehmat se çka ka menduar Sizifi, ndërsa ka bartur gurin mbi shpinë e jo me vetëvuajtjet që i ka shkaktuar pesha e gurit, prandaj edhe me të drejtë vlerëson se jeta nuk është absurd, por absurdi është jetë.
Edhe Bekën jeta e solli në rolin e Sizifit, ndërsa po bartte një projekt të madh për ta realizuar në skenën e këtij Teatri, siç ishte ai për “Arturo Ui” të Bertol Brehtit. Mbase më bëhej sikur nga arkivoli i bardhë na thoshte: “Ja shiheni këtë faqezi që sorollatet mes jush e ua zë dritën e diellit që të mos shihni shtegun nga keni për të ecur”. Dhe kështu skena e sjell nga shfaqja e tij e fundit, premierën e së cilës nuk e përcolli vetë, na shndërron në personazhe të gjithë neve. Kështu për një çast shpërfaqet koncepti brehtian i takimit kolektiv.
Dhe Beka kishte shumëçka të përbashkët me Brehtin. Edhe ky u detyrua ta lëshojë atdheun nga presioni fashist i Sllobës dhe t’i kthehet atdheut tek pasi kishte mbaruar kjo e keqe. Që të dy ikën në decenien e gjashtë të jetës së tyre, por ajo çka është më e rëndësishme që të dy e kishin vlerësuar rrezikun si element shumë të rëndësishëm për krijimtarinë, gjë për të cilën Kopola do të thoshte: “Nëse nuk rrezikon si mund të ndërtosh diçka vërtet të bukur që nuk është parë më herët?”.
Dhe Beka rrezikoi me format e tij teatrore duke vënë në sprovë jo vetëm spektatorin, por edhe komunitetin teatror në përgjithësi, ndërsa si shenjë dalluese të stilit të tij solli një disiplinë estetike që mbështetej në perfeksionimin e detajeve të lojës në skenë. E të ndërtosh harmoninë brenda kaosit, kjo është çështje, gjë të cilën ai e sprovoi duke u rrekur me krijues të formave të tilla teatrore.
Në konferencën për shtyp, të organizuar një ditë para premierës së shfaqje së tij “Arturo Ui”, pasi kishte falënderuar të gjithë ata që e kishin mbështetur në këtë projekt, Beka kishte thënë se ky projekt ishte një ëndërr e tij e mistershme, e gjatë dhe e rëndë, por e bukur dhe artistike.
Dhe për të dëshmuar se vërtet absurdi është jetë, Beka nuk pati fatin ta shihte finalizimin e punës së tij, përkatësisht premierën e shfaqjes, e cila ishte përmbushja e fundit artistike në jetën e tij, që ishte një lojë e njëmendtë, siç është vetë jeta në teatër, gjë të cilën e kishte shpërfaqur edhe nëpërmjet revistës së tij “Loja”, e cila përbën edhe një kontribut shtesë për jetën tonë teatrore.
Dhe Beka iku nëpërmjet një shfaqjeje, ku vdekja i jep fund absurdit. Iku duke fluturuar nëpër duartrokitjet tona dhe duke na lënë neve në këtë mortajë kulturore, ku injoranca dhe mediokriteti si model kulturor kanë instaluar tallavanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker