LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vrarë një person në një veturë në Lladrovc të Malishevës

Gjendet i vrarë një person në një veturë në Lladrovc të Malishevës

Në fshatin Lladrovc të Malishevës sot është gjetur trupi i pa jetë 57 vjeçarit S.B.

Udhëheqësja e Zyrës për Informim në Polinë e Kosovës në Gjakovë, Lirie Beqiaraj ka njoftuar se “në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete”.


Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B. 57 vjeçar.

“Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë,  në mënyrë intensive po punojnë në  hetimin  dhe ndriçimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, njoftoi Beqiaraj, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Politikë
Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Kronika e Zezë
Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Politikë
Kalo në kategori