Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli të shoqëruar nga ministry në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për investimin në lumin Mirusha, dhe përfundimin e këtij projekti me një dinamikë më të madhe të punëve.
“Sot kishim në një vizitë pune zëvendëskryeministrin Pacolli dhe ministrin në detyrë Matoshi, me të cilin kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi për përfundimin e projektit të lumit Mirusha dhe trajtimin e ujërave të zeza në zonën urbane. Me mjetet prej 800 mijë euro që po destinohen nga qeveria e Kosovës për projektin më kapital, sot po dëshmohet edhe për qytetarët se është fjala për përfundimin e projektit”, ka thënë kryetari Haziri.
“Së bashku me zëvendëskryeministrin Pacolli, kemi biseduar edhe për projekte të tjera. Kemi kërkuar nga ai që të ndihmoj Gjilanin në zgjidhjen edhe të disa problemeve të cilat janë me kosto të papërballueshme për buxhetin e Komunës dhe domosdo kërkojnë edhe përkrahjen e qeverisë”, ka thënë Haziri.
Zvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se vizita e sotme në Gjilan është për konfirmimin e ministrisë së Mjedisit që Gjilanit nga java e ardhshme do ti jap 400 mijë euro dhe në fillim të vitit 2019 gjithashtu 400 mijë euro të tjera.
Gjilani prej vitesh është lënë anash, por do të punojmë në projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe në projekte ndërkomunale. Autostrada, zgjerimi I rrugës së vjetër, lumi Mirusha, dhe projekte të tjera do të jenë fushat në të cilat do të punojmë me kryetarin Haziri.
Fatmir Matoshi, ministër në detyrë në Ministrinë e Ambientit, ka thënë se këto mjete buxhetore dedikohen për ambient dhe kryesisht për investime në fushën e mjedisit.
Ai ka konfirmuar se edhe sa i përket impiantit, kolektorëve dhe trajtimit të lumit Morava, do të punohet me shumë kujdes dhe në bashkëpunim me të gjitha komunat nëpër të cilat kalon ky lum.
Pas takimit bashkërisht kanë vizituar punimet që janë bërë në lumin Mirusha dhe rregullimin e shëtitores nëpër qendrën e qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje