LAJMI I FUNDIT:

Higuain, Bonucci dhe Caldara – Këta janë12 yjet që kanë luajtur për Milanin dhe Juventusin në karrierën e tyre

Higuain, Bonucci dhe Caldara – Këta janë12  yjet që kanë luajtur për Milanin dhe Juventusin në karrierën e tyre
TURIN, ITALY - MARCH 31: Sami Khedira of Juventus celebrates after scoring his team's second goal during the serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on March 31, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Transferimi i tre lojtarëve ndodhi në aksion Milano-Torino, ku Leonardo Bonucci u kthye në Juventus pas vetëm një viti, ndërsa në anën tjetër shkoi Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara.

Këta dy e kanë pasuruar listën e lojtarëve që e kanë veshur fanellën e të dy klubeve.


Disa nga emrat më të njohur të historisë së futbollit kanë pasur fatin t’i veshin këto dy fanella.

Gonzalo Higuain tani e tutje me fanellë të Milanit (Getty Images )

Më poshtë janë 12 lojtarë që kanë veshur të dyja fanellat ikonike.

Andrea Pirlo

Në moshën 32-vjeçare AC Milani largoi mesfushori duke e shikuar si të harxhuar.

Juventusi e ktheu në lojë atë dhe vetën. Katër vite i paprekshëm te Juve dhe po aq tituj kampioni në Serie A.

Filippo Inzaghi

Një prej sulmuesve më të famshëm të kohës së tij ishte Pippo Inzaghi.

Ai u largua nga Juventusi për te Milani në vitin 2001 për 37 milionë euro dhe u bë hero në fanellën e kuqezi, ku fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, ku qëndroi 11 vite.

Fabio Capello

Jo vetëm si lojtarë, por edhe si trajner. Ai e k a fituar titullin e kampionit në të dy klubet.

Roberto Baggio

Pasi u bë lojtari më i mirë në botë, Baggio u rrëmbye nga Silvio Berluskoni në vitin 1995, por nuk ndezi me AC Milanin, siç kishte bërë më parë me Juventusin dhe Fiorentinën.

Edgar Davids

Atij nuk i zgjati shumë aventura në Milano, ku u largua si lojtarë i pavlefshëm, ndërsa kaloi te Juve dhe u kthye ndër më të mirët në botë.

Gianluca Zambrotta

Shtatë vjet me Juventusin dhe shumë sukses, ndërsa pas një aventure me Barcelonën, ai u kthye në Serie A te Milani në vitin 2008.

Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic ka luajtur me të dy fanellat. Ai ka fituar shumë trofe me klubet italiane.

Giuseppe Meazza

Legjenda e Interit, por që ka luajtur me Milanin dhe Juventusin. Meazza ishte i pandalshëm me Milanin, para se të kalonte te Juve.

Emerson

Calciopoli bëri që ai të largohet nga Juve ku kalojë në Spanjë te Real Madridi, por pas një viti ai u kthye në Itali për të luajtur për Milanin.

Paolo Rossi

Një figurë e madhe e futbollit italian. Ai kaloi shumë kohë më të gjatë te Juventusi se sa te Milani.

Patrick Vieira

Ai kujtohet për karrierën në Ligën Premier, por që ka arritur të luajë edhe me klubet italiane. Pasi zhvilloi një sezon me Milanin, ai  më vonë erdhi te Juve ku zhvilloi 31 ndeshje.

Christian Vieri

Vieri ka luajtur me të dy klubet. Ai është zgjedhur dy herë golashënuesi më i mirë në Serie A dhe një herë në La Liga.

Vieri ka luajtur edhe me Interin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori