Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u ka dërguar një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës.
Mediat serbe kanë publikuar letrën e Vuçiqit ku në mes tjera thuhet se presidenti i ka ftuar ata që të mos reagojnë në provokimet eventuale dhe dezinformatat e qëllimshme.
Ai në letër thekson se Serbia është gati për të përmbushur detyrimin ndaj tyre dhe për të mbrojtur jetën dhe paqen e tyre, nëse është e nevojshme.
Letra e plotë e Vuçiqit në origjinal e publikuar në të gjitha mediat e Serbisë.
Nesër më 4 gusht skadon afati të cilin Bashkimi Evropian ia ka dhënë institucioneve të përkohshme në Prishtinë që në bazë të marrëveshjes së Brukselit të përfundojnë themelimin e statutit të Asociacionit të komuna serbe.
Një ditë para skadimit të afatit të fundit për obligimet e Prishtinës për themelimin e AKS-së dhe në ditën e 1930 prej kur Prishtina ka marr këtë obligim, të gjitha , të gjitha paralajmërimet dhe dyshimet që unë kam shprehur gjatë gjithë kohës janë duke u konfirmuar. Prishtina as kësaj radhe nuk do e lëviz gishtin për ta formuar AKS-në.
Të dashur serbë, ju lutem mos bëni ndonjë gjë në këtë drejtim diçka që dikush në mesin e shqiptarëve ose pjesë të bashkësisë ndërkombëtare do të përdorin si justifikim për të ndërmarrë ndonjë veprim kundër jush.
Dhe pikërisht për këtë arsye, në këto ditë në krahinën tonë jugore, por edhe në disa vende të bashkësisë ndërkombëtare, dëgjohen fjalë më zë të lartë dhe në mënyrë të qartë shihen veprimet e atyre që në vend që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Serbisë dhe serbëve, e përdorin këtë periudhë për të përdorur popullin serb në Kosovë dhe Metohi, kërcënimet e përditshme dhe shpërndarja e organizuar e thashethemeve, sjellin trazira dhe frikë, duke kërkuar panik, me qëllim të nxitjes së mosbesimit në institucionet shtetërore të Serbisë, krijimit të një ndarjeje midis përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë dhe dobësimit të përgjithshëm të pozitës sonë në fazën e ndjeshme të negociatave.
Të dashur qytetarë, për këtë arsye, paqja është interesi ynë më i madh. Sfidat me të cilat ballafaqohemi na kërkojnë të jemi përtej mosmarrëveshjeve, manipulimeve dhe fushatave të dezinformatave të synuara.
Prandaj, ju nxis dhe ju ftoj të mos bini në ndonjë provokim, të reagoni në të gjitha sfidat e mundshme në mënyrë paqësore, të civilizuar dhe dinjitoze dhe ne do të angazhohemi t’ju sigurojmë me metoda politike sigurinë dhe të ardhmen në ato zona. Serbia është sot e gatshme që ta kryejë detyrën e vet ndaj jush dhe t’iu mbrojë jetërat e juaja dhe paqen nëse kjo është e nevojshme. Derisa jam në krye të saj Serbia nuk do të lejojë që të organizohet dhunë ndaj serbëve dhe faltoreve të tyre, e as për përndjekjen e tyre. Nuk do të ketë “Stuhi” të reja në Kosovë e Metohi.
Paqja për Serbinë dhe popullin e saj është vlera më e lartë, përveç gjithçkaje që po përpiqemi të mbrojmë, përmes bisedave të vështira që po udhëheq me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Përveç nesh, të cilët jemi të angazhuar sinqerisht për këtë, ruajtja e paqes në krahinën tonë jugore është gjithashtu detyra parësore e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, nga të cilat unë veçanërisht pres dhe kërkoj që paqja të mbrohet duke parandaluar çdo përpjekje të mundshme, qoftë me ndonjë pretekst, ta amrrin nga ju hidrocentralin Gazivoda, ose ndonjë objekt tjetër kyç të infrastrukturës nga të cilat varet ekzistenca e juaj.
Për hir të juajin dhe të ardhmes të gjithë Serbisë, do të vazhdojmë në mënyrë ekskluzive paqësore për të gjetur një kompromis dhe për të zgjedhur plotësisht marrëdhëniet në Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të qëndrojmë derisa t’i japim popullit tonë në çdo mënyrë më shumë sesa kemi sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj