LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Luajtëm shumë mirë me djem të rinj kundër një Reali të fortë

Mourinho: Luajtëm shumë mirë me djem të rinj kundër një Reali të fortë
MIAMI, FL - JULY 31: Manager Jose Mourinho of Manchester United gestures during the International Champions Cup match against Real Madrid at Hard Rock Stadium on July 31, 2018 in Miami, Florida. (Photo by Rob Foldy/Getty Images)

Manchester United ka korrur një fitore në ndeshjet miqësore në kuadër të International Champions Cup.

Djajtë e Kuq triumfuan para shikuesve të pranishëm në stadiumin e Miamit kundër Real Madridit me rezultat 2-1.


Manchester United (Getty Images)

Jose Mourinho u shfaq para mediave pas ndeshjes kundër Los Blancos duke thënë se me rëndësi ishte fitorja.

“Ne luajtëm një lojë të mirë me shumë djem të rinj edhe kundër një Real Madridi të mirë, rezultati nuk është i rëndësishëm pasi kishte shumë zëvendësime. Madridit i mungonin lojtarë të rëndësishëm si Varane, Modric, Marcelo … Do të ishin të rëndësishëm në gara zyrtare, por jo edhe sot. Cristiano është lojtar i madh, por Madridi është më i madh se çdo lojtar”, tha ai.

Portugezi është përgjigjur edhe rreth pyetjes për trajnerin e ri të Los Blancos, Julen Lopeteguit.

“Kur kam stërvitur Interin, e dija se do të shkoja në Real Madrid. Fitova finalen e vitit 2010 me Interin dhe bëra një veprim profesionist”, tha spanjolli.

Pas humbjes nga United, Lopetegui: Bale dhe Vinicius me paraqitje të mirë, kemi skuadër të fortë
Lexo po ashtu Pas humbjes nga United, Lopetegui: Bale dhe Vinicius me paraqitje të mirë, kemi skuadër të fortë

Pas kësaj, United ka pesë pikë në renditjen tabelore gjersa kjo ishte ndeshja e parë e Realit dhe ka mbetur pa pikë.

Në takimin e radhës Manchesteri do të takohet me Bayern Munichun gjersa kampionët e Evropës do të takohen me Juventusin. /Telegrafi/

Rastet dhe golat të ndeshjes mes Unitedit dhe Realit
Lexo po ashtu Rastet dhe golat të ndeshjes mes Unitedit dhe Realit

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori