LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Do ta vazhdojmë luftën diplomatike që për Kosovën të diskutohet në KS të OKB

Brnabiq: Do ta vazhdojmë luftën diplomatike që për Kosovën të diskutohet në KS të OKB

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se për gjendjen në Kosovë duhet të diskutohet, si edhe deri tash, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se Serbia do të vazhdojë luftën diplomatike dhe bisedimet me aleatët e saj.

Deklarimet e kryeministres serbe vijnë pasi Britania e Madhe, e cila merr kryesimin e KS të OKB, ka paralajmëruar se do të heq mbledhjet e rregullta ku raportohej dhe diskutohej për gjendjen në Kosovë.

Brnabiq, tha në televizionin shtetëror serb RTS, se ka shumë gjëra që Serbia mund t’i bëjë direkt në lidhje me qëllimet e Londrës për të parandaluar mbajtjen e seancave të rregullta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë.


“Ne sigurisht që do të vazhdojmë luftën tonë diplomatike dhe diskutimet me aleatët tanë të përhershëm në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit, kështu që do të shohim se si do të përfundojë”, thotë Brnabiq, përcjell telegrafi.

Ajo thekson se qëllimi i Londrës është “politikisht i pasinqertë”.

“Unë se është jo serioze të krijohet një histori për diçka ku nuk duhet të ketë histori. Mendoj se për gjendjen në Kosovë duhet të diskutohet si është diskutohet edhe deri tash në kuadër të Këshillit të Sigurimit”, tha Brnabiq.

Duke komentuar deklaratën e saj se Shtetet e Bashkuara tani e kuptojnë më mirë qëndrimin e Serbisë, kryeministrja tha se “tani kemi një bashkëbisedues të gatshëm për të dëgjuar”.

Në pyetjen se të arrihet deri te konsensusi brenda vendit për çështjen e Kosovës, duke pasur parasysh se idetë që janë dëgjuar këto ditë nuk kanë prodhuar pëlqimin e Kishës dhe politikanëve, Brnabiq tha se është e rëndësishme të dëgjohet të gjitha pikëpamjet e ndryshme.

Brnabiq thekson se ajo personalisht preferon të provohet të arrihet te një konsensus nacional.

“Ta kuptojmë seriozitetin e kësaj çështjeje dhe ta kuptojmë  momentin në të cilën ne tani e gjejnë veten, sepse kemi një president të guximshëm, president përgjegjës, i cili nuk dëshiron që brezave pas nesh, fëmijëve tanë, nipërve e mbesave, t’ua lë përsëri problemin me të cilin do të përballen për shkak se ne nuk kemi guximin, përgjegjësinë dhe seriozitetin për tu përballuar me këtë problem “, tha kreu i qeverisë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori