LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Holanda së shpejti me marrëveshje për sigurime sociale

Kosova dhe Holanda së shpejti me marrëveshje për sigurime sociale

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të para ndërkombëtare për sigurime sociale, ajo me Mbretërinë e Belgjikës dhe Konfederatën e Zvicrës, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i dha dritën jeshile nismës së propozuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica edhe për fillimin e negociatave për marrëveshje për sigurime sociale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës
Lexo po ashtu Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës

“Propozimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për nismën e lidhjes së Marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/