Shtatë shenja të cilat zbulojnë që jeni helmuar me ushqim – dhe për cilin ushqim është fjala
Ushqimi të cilin e keni ngrënë mund shumë shpejt të shndërrohet në ankthin tuaj, nëse nuk është gatuar në mënyrë adekuate.
Nëse hani ushqim jo mjaft të pjekur mund të fusni në organizmin tuaj një numër të madh bakteresh, virusesh dhe parazitësh që shkaktojnë kaos në organizmin tuaj.
Nuk është fjala vetëm për llojet e ushqimeve të cilat i gatuani, por edhe temperatura, mënyra e gatimit dhe si i ruani pas gatimit, transmeton Telegrafi.
Simptomat e helmimit me ushqim të cilat do t’i keni varen nga ajo se me çka në të vërtetë ushqimi juaj është infektuar.
Në kategorinë e rrezikuar bëjnë pjesë popullata e re, të moshuarit, ata me imunitet të dobët, por edhe ata me sëmundje kronike.
Secili mund të jetë i rrezikuar nga helmimi me ushqim. Këto janë vetëm disa nga simptomat: krupa dhe humbja e apetitit, ngërçet në stomak, të vjellët, diarreja, temperatura, lodhja dhe dehidratimi.
Shkaktar i shpeshtë janë sallatat dhe pastat, sepse nuk ruhen në temperaturë të përshtatshme.
Ajo që është më e rëndësishme është që ushqimin e ngrohtë ta mbani të ngrohtë, ndërkaq të ftohtin të ftohtë.
Ushqimin që prishet mbajeni jashtë frigoriferit vetëm dy orë, apo një orë, varësisht nga temperatura.
Mishin e pulës pas gatimit mos e qitni në të njëjtën pjatë në të cilën ka qenë edhe para pjekjes. Kështu mund të infektoheni me Escherichia coli.
Kujdes me ujin kur e blini në ndonjë vend të ri. Kushtoni kujdes cili ujë është i pijshëm, por edhe cilin nuk është patjetër ta blini të paketuar në shishe.
Mbani me vete probiotikë, sepse në udhëtime shpesh ndodh çrregullimi i nivelit të baktereve në zorrë.
Është i rrezikshëm edhe ushqimi të cilin e ngrohni madje edhe nëse ka qenë i gatuar në mënyrë të drejtë dhe i vendosur në frigorifer.
Ushqimi në frigorifer mund të grumbullojë ndonjë nga bakteret dhe kur nuk e ngrohni mjaftueshëm ato mbeten në ushqim. Shumica e rasteve të helmimeve janë të lehta dhe kalojnë pas disa ditësh.
Marrja e lëngjeve në sasi të mëdha, buka e gatuar për tost, pushimi dhe nxjerrja nga organizmi mund të bëjnë që helmimi shpejt të kalojë.
Nëse nuk mund të mbani lëngjet në organizëm dhe në jashtëqitje keni gjak, ndieni dobësim të muskujve dhe keni shikim të mjegulluar, keni diarre e cila zgjat më shumë se tri ditë – patjetër shkoni te mjeku. Në atë rast helmimi juaj mund të komplikohet dhe të përkeqësohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A