LAJMI I FUNDIT:

Rritet për 12.67% numri i udhëtarëve që udhëtojnë me aeroplan

Rritet për 12.67% numri i udhëtarëve që udhëtojnë me aeroplan

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM22018, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 37 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017) numri i udhëtareve është zvogëluar për 34.90%”, ka njoftuar ASK, shkruan Telegrafi.


Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 96 mijë tonë, kukrahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017) ka ulje për 27.27%.

Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2018 ka pasur 1957 fluturime ose 10.75% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM22017).

“Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 524 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017) ka rritje për 12.67%”, tregon ASK-ja.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga ky tremujor (TM2 2018), publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshire të dhëna edhe nga operatorë të tjerë, në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori