LAJMI I FUNDIT:

Shiu dhe breshëri sivjet tre herë i ka shkatërruar mollët e Prespës

Shiu dhe breshëri sivjet tre herë i ka shkatërruar mollët e Prespës

Ndryshimi i klimës dhe dallimet në temperatura janë më të theksuara në Rajonin e Prespës. Këtë e tregojnë edhe fatkeqësitë e motit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit dhe temperaturat ekstreme të larta ose të ulëta që viteve të fundit e përfshijnë këtë pjesë të shtetit. Sa ndikon kjo ndaj bujqësisë, gjegjësisht ndaj pemëtarisë tregojnë vlerësimet e komisioneve profesionale, por edhe të vetë prodhuesve.

Kryetari i Shoqatës së Pemëtarëve në Prespë, Lube Pampulevski informoi se këtë sezon të mbjellat me mollë në lokacione të ndryshme kanë qenë tre herë më të prekura nga breshëri. Në këtë rajon ka rreth 4.500 hektarë me mollë nga të cilat pothuajse 30 për qind janë prekur nga breshëri, njofton AIM.

Moti i parë i keq me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit ishte në muajin maj, ndërsa më e prekur ishte Resnja dhe pemëtarët rreth qytetarit, pastaj fshatrat Dupeni i Poshtëm dhe Jankovec. Përzierja e shiut dhe breshrit ka shkatërruar mbi 70 deri në 80 për qind të mbjelljeve të mollëve në këto vende të banuara.


Në gjysmën e dytë të muajit qershor, Prespën sërish e përfshiu moti i keq, këtë herë vetëm nga breshri, ndërsa u goditën fshatrat Asamati, Gërnçari, Kurbinovë, Pretor dhe Raicë. Dëm më të madh ka pasur në Asamati ku pemishtet u shkatërruar 100 për qind, ndërsa në pjesë të tjera prej 60 deri në 80 për qind. Në një mollë ka pasur 17 goditje nga një kokërr breshri.

Mot të ligë të fuqishëm i përcjellë me shi dhe breshër ka pasur edhe në mes të korrikut, që i përfshiu fshatrat Jankovec, Zlatari dhe Sopotsko dhe përfshiu sipërfaqe të mëdha me të mbjella me mollë. Në Jankovec, janë dëmtuar 100 për qind të mollëve, ndërsa në Sopotsko janë dëmtuar 70-80 për qind të mbjelljeve.

Dalja e komisioneve për vlerësime të dëmeve në terren menjëherë ditën e ardhshme pas motit të keq, sipas Pampulevskit, nuk është e besueshme.

Frutat janë kultura shumëvjeçare, të cilat i formojnë sytha në korrik, domethënë tani formohen sythat për vitin e ardhshëm. Breshëri i fundit, siç theksoi, do të ketë pasoja të mëdha edhe në prodhimin e vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori