LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Partia opozitare duhet të mësojë se si udhëhiqet shteti

LSDM: Partia opozitare duhet të mësojë se si udhëhiqet shteti

Partia maqedonase në pushtet LSDM ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së duke thënë se treguesit realë ekonomik i hedhin poshtë akuzat e OBRM-PDUKM-së, nga e cila më herët thanë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë së Maqedonisë.

“235 milionë investimet e huaja rekorde vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, rritja e pagës mesatare në mbi 24.000 denarë, rritja e eksportit dhe rritja e prodhimtarisë industriale janë vetëm një pjesë e një varg treguesve ekonomik të cilët e dëshmojnë suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po godet shtetin me vjedhje të mëdha
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: LSDM-ja po godet shtetin me vjedhje të mëdha

Nga kjo parti shtojnë se nuk ekziston vjedhje më e madhe nga ajo e OBRM-PDUKM-së, e cila sipas tyre, ka vjedhur për 11 vite.


“Pas disa viteve kthim prapa, ekonomia sot stabilizohet dhe niset në drejtimin e duhur, ndërsa qytetarët po i ndjenjë përfitimet nga puna e suksesshme e Qeverisë e kryesuar nga LSDM-ja, e cila vazhdon t’i zbatojë masat të cilat sigurojnë rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët”, thuhet më tej në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori