LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artefakte

Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artefakte

Në fundjavë, kantieri i ndërtimit të një porti modern jahtesh në rivierën e bregdetit të Kavajës është i shkretë.

Nuk lëviz këmbë njeriu. Makineritë e mjetet e rënda qëndrojnë pajetë, ndërsa trau i vendosur në Kalanë e Turrës, aty ku po ndërtohet porti, ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në të, duke u kthyer në barrierë edhe për shfrytëzimin e plazhit të Carinës, një tjetër plazh i bukur i Kavajës.

Në zonë tregojnë se gjatë gërmimeve për ndërtimin e portit, janë gjetur shumë artifakte, përfshire amfora antike, dëshmi e së kaluarës së pasur historike të vendit. Gjetjet arkeologjike, konservimi dhe katalogimi i tyre, si dhe vlerësimi i ekspertëve mbi gjetjet në zonë, duket se kanë çuar në ndërprerjen e punimeve.


Porti po ngrihet në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut, vetëm 1 orë larg aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit. Sipas një tabele treguese të dëmtuar nga kushtet atmosferike, projekti i portit të jahteve, një investim zviceran i kompanisë Finsec Port, që shtrihet në 17 hektarë buzë detit, nisi zyrtarisht zbatimin në vjeshtën e vitit 2016 dhe pritet të përfundojë në janar të 2020-së.

Projekti që kap vlerën e rreth 112 milionë eurove, synon të kthehet jo thjesht në një bazë për jahtet luksoze që udhëtojnë drejt Kroacisë, Malit të Zi, Italisë a Greqisë, por edhe në një resort turistik me të gjitha lehtësirat e shërbimet, përfshirë dhe hapësira golfi për turistët elitarë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori