LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ka filluar procesi i rehabilitimit të shëndetësisë

LSDM: Ka filluar procesi i rehabilitimit të shëndetësisë

Ka reagur Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtesë, ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

“LSDM-ja filloi me procesin e rehabilitimit të shëndetësisë që 11 vite ishte shkatëruar nga ana e OBRM-PDUKM-së. Shëndetësia 1 vjet ishte në gju për shkak politikave humbëse dhe kriminale të OBRM-PDUKM-së, partia e cila 11 vite i shkoli të drejtat e pacientëve dhe nënvlerësonte mundin e mjekëve”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Qeveria në krye me LSDM-në nisi procesin e rehabilitimit të sistemit të shëndetësisë me zhvillimin e mbrojtës shëndetësore, të drejtat e pacientëve dhe statusin e personelit mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për më shumë se një vit është sjell plan real për ndërtimin e një Qendre Klinike të re, norma e vdekshmërisë te fëmijë e porsalindur është zvogëluar, ndërsa u siguruan shtesa më të larta për orarin e natës për mjekët”, thonë nga LSDM-ja.


Ata thonë se gjatë në të kaluarën Maqedoni humbi shumë mjek të edukuar dhe u shpërngulën në Evropë, dhe se ky proces duhet të ndalohet.

OBRM-PDUKM: LSDM-ja e solli shëndetësinë e Maqedonisë në gjendje të komës
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: LSDM-ja e solli shëndetësinë e Maqedonisë në gjendje të komës

“Për fat të keq, në vitet e kaluara Maqedonia humbi tepër shumë mjek të kualifikuar dhe të edukuar të cilët duke kërkuar kushte të dinjitetshme për punë, ata përgjithmonë u shpërngulën nga Maqedonia nëpër Evropë dhe nëpër botë. Kjo duhet të ndalohet. Në këtë drejtim për të parandaluar shpërnguljen e mjekëve, për herë të parë në Maqedoni u siguruan mjete për pagesë për specialistët privat për punën dhe angazhimin e tyre”, thonë nga LSDM-ja duke thënë se edhe vendimi për heqjen e participimit për fëmijët nga familjet që janë me ndihmë sociale, zvogëlimi i drejtorëve do ta bëjë më mirë gjendjen në shëndetësi.

Ata Shtojnë se për shëndetësinë, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018, janë siguruar 221 milionë denarë për furnizim të mjeteve mjekësore për institucionet shëndetësore shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori