LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureira i dhuron të ardhurat nga koncerti në Tiranë për viktimat e zjarrit në Athinë

Eleni Foureira i dhuron të ardhurat nga koncerti në Tiranë për viktimat e zjarrit në Athinë
Eleni Foureira dhe Erion Veliaj

Ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eleni Foureira ka mbajtur një koncert gjigant në Tiranë.

Ajo mblodhi mijëra shqiptarë në sheshin “Skënderbej”, para të cilëve performoi hitet e saj ndër vite.

Momenti kur Eleni Foureira i përshëndet në shqip fansat gjatë koncertit të mbrëmshëm në Tiranë
Lexo po ashtu Momenti kur Eleni Foureira i përshëndet në shqip fansat gjatë koncertit të mbrëmshëm në Tiranë

Foureira bashkë me familjen e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte shumë e vogël, shtet ky në të cilin ajo ka zhvilluar karrierën si këngëtare.


Këtë vit ajo madje përfaqësoi edhe Qipron në “Eurovision” me këngën “Fuego”, duke u renditur e dyta.

Të gjithë jemi të informuar mbi gjendjen e rëndë që mbizotëroi këto ditë në Athinë, ku dhjetëra hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri.

Dëmet që u shkaktuan ishin vërtetë të mëdha, dhe për tu dalë në ndihmë njerëzve janë vënë në funksion të gjitha njësitë e shtetit.

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

Edhe këngëtarja shqiptare ka vendosur t’iu ndihmojë qytetarëve të Athinës me aq sa mundet.

Përmes një njoftimi të bërë në InstaStory, Foureira ka bërë të ditur se do t’i dhurojë të ardhurat nga koncerti i saj në Tiranë, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë e fundit në Athinë.

Foto: Eleni Foureira/Instagram

“Në kohët më të vështira për Greqinë ndodhem jashtë. Por mendja dhe zemra ime janë me ju që po kaloni momente kaq të vështira. E vetmja që mund të bëj është të lutem dhe të ofrj të ardhurat e tre koncerteve të mija të fundit”, ka shkruar Eleni.

Përndryshe, gjatë ardhjes në Tiranë, këngëtarja është pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në shenjë mirënjohje për kontributin e saj artistik, i ka dhuruar asaj çelësin e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Scarlett Johansson tregon rregullin e saj të rreptë për ta ruajtur privatësinë e vajzës

Scarlett Johansson tregon rregullin e saj të rreptë për ta ruajtur privatësinë e vajzës

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kalo në kategori