Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) reagon ndaj veprimeve kundërthënëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me vendimet për ndërmarrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të importuara në Kosovë nga shtetet fqinje.
KPK me anë të një komunikate thotë se moszbatimi i vendimeve po i sjell dëme prodhuesit vendorë.
“KPK ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, por cilëson se mos zbatimi i këtij vendimi për tre muaj, në pritje të sqarimit brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkundër ekzistimit të praktikave të mëhershme, ka qenë i dëmshëm për prodhuesit vendorë. Gjithashtu shpreh shqetësimin me vendimin për tërheqjen e masave mbrojtëse të përkohshme ndaj shumë produkteve të pemëve dhe perimeve ndaj vendeve fqinje disa ditë pas marrjes së vendimit për aplikimin e këtyre masave. Vazhdimi i këtyre masave për vetëm shtatë produkte përbënë një mbrojtje minimale për prodhuesit vendorë të cilët po pësojnë dëme të pariparueshme”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Sipas KPK-së, vonimi apo anulimi i vendimeve nuk e ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Këto veprime nuk tregojnë seriozitet karshi kontributit të prodhuesve vendorë dhe përpjekjes së vazhdueshme për arritjen e bilancit tregtar në vend. KPK i bën apel Qeverisë që çështje të tilla ekonomike t’i adresojë me seriozitet dhe që vendimet për masat mbrojtëse të përkohshme të mos ndryshohen apo anulohen. Krahas detyrës së Qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës qëndron edhe detyra e mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së vendeve ekzistuese të punës të cilat vihen vazhdimisht në rrezik të shuarjes”, vijon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe