Këshillat e ekspertëve: Kështu do ta mësoni fëmijën që t’i disponojë me përgjegjësi paratë!
Sot fëmijët herët fillojnë të ballafaqohen me paratë dhe shpejt e kuptojnë forcën e tyre. Prandaj është mirë t’i përfshini në kohë dhe t’i mësoni t’i disponojnë paratë dhe të marrin vendime.
Koha më e mirë për këtë është kur fëmija të fillojë të kuptojë çfarë është paraja dhe përse shërben dhe kjo zakonisht ndodh kur fëmija i mbush rreth 5 vjeç.
Me atë rast paratë e xhepit duhet t’i përshtaten moshës – mjaft të madhe që të munden vetë të grumbullojnë për të blerë diçka që dëshirojnë, mirëpo jo edhe që menjëherë ta blejnë.
Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë ta lënë për më vonë kënaqësinë, të ndërtojnë durimin dhe përgjegjësinë.
Më së shpeshti prindërit u japin fëmijëve para xhepi si shpërblim për kryerjen e punëve shtëpiake, mirëpo psikologët thonë se kjo nuk është zgjidhje e mirë, transmeton Telegrafi.
Pavarësia
Secila familje ka punë dhe obligime të shumta të përditshme, të përjavshme dhe të përmuajshme në shtëpi, ndërkaq fëmijët duhet të jenë pjesë e tyre nga fillimi, pa kushte dhe shpërblime të veçanta. Kështu secili anëtar i kontribuon bashkësisë familjare dhe ka rolin e vet.
Kjo duhet të jetë pjesë përbërëse e jetës, jo mënyrë me të cilën fëmijët fitojnë para. Nëse më vonë ua ndërpritni shpërblimin, fëmijët do të refuzojnë t’i bëjnë punët për të cilat më herët kanë qenë të motivuar me para.
Megjithatë, është mirë që herë pas here t’u jepni shansin që të meritojnë para shtesë në mënyrë që të bëjnë ndonjë punë apo ndonjë detyrë më të madhe në shtëpi ose ndonjë detyrë.
Psikologët theksojnë edhe se si fëmijëve që kur janë të vegjël duhet lënë që t’i disponojnë në mënyrë të pavarur paratë e tyre.
Mësimi nga përvoja
Duhet t’i mësoni se si të kursejnë dhe shpenzojnë me mençuri. Lini që vetë t’i disponojnë paratë dhe të mësojnë nga gabimet vetjake.
Këshilloni, por mos u përzieni nëse përnjëherë vendosin t’i shpenzojnë të gjitha në lodra të shtrenjta. Me kalimin e kohës do të dinë gjithnjë e më mirë që me përgjegjësi t’i disponojnë parat, si edhe të dallojnë se çfarë vërtet u nevojitet dhe çka është dëshirë kalimtare.
Disa ekspertë rekomandojnë që fëmijëve të vegjël para xhepi është mirë t’u jepen një herë në javë, ndërkaq fëmijëve të moshës mbi dhjetë vjeç një herë në muaj.
Që nga mosha pesëvjeçare i kuptojnë rëndësinë e parave
Këshillohet që vetëm pesëvjeçarëve t’u shpjegohet se si duhet fituar paraja dhe dallimin midis gjërave të cilat i dëshirojnë dhe cilat na janë të domosdoshme.
Midis moshës 6 dhe 10 vjeç fëmijët do të duhej të mësojnë vlerën e parave, kuptimin e kursimit dhe të kartave të kreditit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme