LAJMI I FUNDIT:

“Mickoski tërhiqet nga kërkesa për ndryshime në Kodin Penal”

“Mickoski tërhiqet nga kërkesa për ndryshime në Kodin Penal”

Në takimin e fundit të liderëve, Hristijan Mickoski, i ka tërhequr kërkesat për ndryshimin Kodit Penal, me të cilën do të mundësohej amnisti indirekte për ish-funksionarët e partisë së tij, tha sot kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev tha se për ndryshimet e neneve 353 dhe për 165-a nga Kodi Zgjedhor nuk kanë dashur të flasin dhe nuk do të flasin përderisa ato ndryshime prekin në çdo rast Prokurorinë Speciale Publike.

Zev theksoi se nëse ndryshohet një nen nga Kodi Penal tërësisht ose pjesërisht prek lëndët e PSP-së dhe kjo donë të thotë amnisti direket ose indirekte.


“Atë të drejtë nuk e ka as Mickoski, as Zaev, sepse duhet të ketë qeverisja të së drejtës. Nëse dikush mendon diçka të tillë qytetarët do të largohen nga ne, ndërsa vendet anëtare në procesin e integrimeve do të na bllokonin”, tha Zaev.

Apsolutish, shtoi Zaev, bisedime nga ky aspekt nuk kishte. /Telegrafi/