LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Haradinaj flet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Kryeministri, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për kompromiset e dhimbshme me Serbinë që po përfliten të ndodhin në fazën e fundit të dialogut.

Sipas tij, kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes nga Serbia, që sipas tij nënkupton një lloj falje.

Sipas Haradinajt kjo nuk nënkupton falje ligjore për krimet e Serbisë, por është e rëndë për popullin e Kosovës të kalojë në një gjendje të njohjes reciproke me Serbinë.


“Kompromis ma të dhimbshëm, se fakti i njohjes me Serbinë që nënkupton një lloj falje nuk ka. Pra, kur njihemi është një kompromis i dhimbshëm, jo se falen krimet ne aspektin ligjor por është një lloj falje, pra është një lloj kalimi nga një dhimbje e nga ajo vuajtje qe ka kalu populli jone.” është shprehur ai.

Më pas kryeministri ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku është shprehur se ka kohë pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, që ky proces, sipas tij, do të përfundojë shpejt. /Telegrafi/