LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe vendos masa për të bllokuar blerjen e aseteve nga të huajt

Britania e Madhe vendos masa për të bllokuar blerjen e aseteve nga të huajt

Ministrat e Britanisë së Madhe do të kenë mundësinë për të bllokuar blerjet e aseteve të huaja në të gjithë sektorët e ekonomisë me qellim për të mbrojtur disa nga bizneset më të rëndësishme të vendit.

Sekretari i Biznesit, Greg Clark, dëshiron të zgjerojë fushën e sistemit aktual, i cili është i kufizuar në transaksione të mëdha për të mbuluar të gjitha bizneset britanike përfshirë dhe bizneset e vogla.

Sipas “The Guardian”, përcjell Telegrafi, propozimet do të jenë subjekt i një konsultimi prej dhjetë javësh, do të lejojnë ministrat të ndalojnë blerjet dhe madje edhe shitjet më të vogla të aseteve që mund të konsiderohen që rrezikojnë sigurinë kombëtare të vendit.


Rregullat e reja kanë gjasa të jenë bizneset kineze dhe ruse të industrive të lidhura me mbrojtjen, bizneset e teknologjisë, duke përfshirë ato të sigurisë kibernetike që tashmë kanë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes ose konsiderohen si vendimtare për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes financiare dhe komerciale të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/