LAJMI I FUNDIT:

Pulisic bën gjithçka brenda një ndeshje – Shpëton djaloshin nga sigurimi dhe i dhuron ‘selfie’, zgjidhet MVP pas dy golave, por nuk mund ta pranojë çmimin

Pulisic bën gjithçka brenda një ndeshje – Shpëton djaloshin nga sigurimi dhe i dhuron ‘selfie’, zgjidhet MVP pas dy golave, por nuk mund ta pranojë çmimin

Një yll që po rritet. Djaloshi që e dëgjon muzikën e Justin  Bieber  dhe po kërkohet me ngulm nga Manchester United , luan te Borussia Dortmund, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar ndaj Liverpool it të Jurgen Klopp , ai bëri gjithçka, duke shënuar dy herë dhe duke e krijuar golin e tretë.

Quhet Christian  Pulisic, i lindur më 18 shtator, 1998 në  Hershey, Pennsylvania, në vendi ku Wilt  Chamberlain  shënoi 100 pikë në një ndeshje të NBA, magjepsi ndaj Liverpoolit, ku e fitoi edhe çmimin lojtari i ndeshje.

Më mirë të themi u quajt MVP, pasi çmimin nuk mundi ta marr.


Christian Pulisic, kundër Liverpoolit (Getty Images)

Kjo pasi ai është 19 vjeç dhe i mbush 20, ndërsa në këtë moshë nuk mund të pish alkool në Amerikë, pasi limiti është mbi 21. Çmimi sponsorizohet nga birra Heineken në këtë turne veror.

Pulisic që po konsiderohet një yll i të ardhmes, gjatë ndeshjes ishte edhe protagonist i një gjesti shumë të mirë.

Një tifoz i vogël pushtoi fushën vetëm që të marr një ‘selfie’ me idhullin e tij, por që u kap nga sigurimi. Pulisic e ‘shpëtoi’ djaloshin dhe ia dha foton e dëshiruar.

Një histori që në fund kishte shumë personazhe të lumtura, me popullin amerikan që e di sigurt që ka një yll të madh të të ardhmes, por vetëm një nuk ishte i lumtur, ai quhej Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka folur për talentin dhe mundësinë që të vijë të Liverpooli, duke nënvizuar që ka kontratë me klubin e tij aktual, Borussia Dortmundin dhe do të ishte vështirë të shkëputej. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FH0jUV8xnfk