LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Opozita t’i vendos interesat shtetërore para atyre partiake

Ahmeti: Opozita t’i vendos interesat shtetërore para atyre partiake

Do të doja të vlerësoja pjesën e parë të takimit të sotëm më pozitivisht, meqenëse qeveria u tërhoq nga pozicionet e saj fillestare në interes të shtetit dhe që opozita të merrte atë që kërkoi, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit të liderëve.

Ahmeti tha se se pjesa e dytë nga takimi ka qenë dëshpëruese për të.

“Pozita i mbrojti interesat e shtetit. Dallimet janë në pyetjen që duhet të vihet në referendum. Natyrisht, rrjedha normale e referendumit varet nga pyetja që do të bëni. Në këtë rast, dua të theksoj se ne të gjithë duhet të fusim interesat e shtetit përpara interesave të partisë. Dhe mendoj se në këtë situatë, opozita duhet të vendosë para se gjithash interesa shtetërore” tha Ahmeti.


Ai gjithashtu tha se janë diskutuar shumë detaje dhe është debatuar shumë për këtë çështje.

“Vendimi përfundimtar i BDI-së është se duhet të kenë përparësi interesat shtetërore, ndërsa ato janë që të jemi anëtare të NATO-s dhe BE-së”, tha Ahmeti.

Kryeministri Zoran Zaev më herët njoftoi se është pranuar propozimi i OBRM-PDUKM-së që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori