LAJMI I FUNDIT:

Veseli niset për Itali, vazhdon lobimin për vizat

Veseli niset për Itali, vazhdon lobimin për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Romë, për të vazhduar lobimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë vizitës në Romë, Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Veseli do të kërkojë mbështetjen e Senatit dhe shtetit italian për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.


Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropin, i cili ka komfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, Kryeparlamentari Veseli po vazhdojë vizitat në shtetet e Bashkimit Evropian për të kërkuar përkrahjen e tyre në hapat e mëtejmë, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës lëvizja pa viza në Zonën Schengen gjatë këtij viti.

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Kryeparlamentari Veseli shoqërohet edhe nga përfaqësues të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës: Glauk Konjufca (VV), Aida Dërguti (PSD),
Ahmet Isufi (AAK), Sasa Milosavljeviq (LS), Haxhi Shala (NISMA) dhe Albert Kinolli (6+).

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori