LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia pret heqjen e masave nga Kosova

Maqedonia pret heqjen e masave nga Kosova
Foto: Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë po bën gjithçka që mos të vij deri tek anti-masat për Kosovën, por do t’i mbroj edhe prodhimet vendore edhe pas caktimit të takimit në nivel bilateral, vendimi për rritjen e doganave nga ana kosovare nuk është hequr, theksojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave (MBPU), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presim që Qeveria e Kosovës ta tërheq masat e mara me çka do të tejkalohet kontesti”, vlerësojnë nga MPBU.


Nga atje njoftojnë se në për këtë pjesë të zgjidhjes së problemit, ministri Ljupço Nikollovski është në komunikim të vazhdueshëm me ministrat resor nga Kosova dhe nga rajoni.

Javën e kaluar Ministria e Bujqësisë dhe Ekonomisë, i kanë dërguar letër deri tek CEFTA, Bashkimi Evropian dhe deri tek Qeveria e Kosovës, me çka edhe zyrtarisht kanë kërkuar heqjen e vendimit të Kosovës për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve. /Telegrafi/