Ministrja e Shqipërisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato deklaroi se investitorët e huaj nuk hezitojnë për të ardhur në Shqipëri dhe se numri i tyre është rritur.
Në një intervistë televizive, ministrja Qato dha një përgjigje për tërë frikërat që kanë qarkulluar së fundmi në media se Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë (TAP dhe Devolli) po kompletohen.
Ju garantojmë se investimet janë vetëm në rritje, tha ajo.
“Fakti që në 3 mujorin e parë të 2018 është shënuar një rritje më 62% e investimeve të huaja thotë që nuk jemi në këto kushte dhe kjo tregon se nuk ka hezitim nga të huajt. Investimet e huaja nuk kanë rënë dhe Tap nuk është i vetmi investitor dhe nuk e prish bilancin”, theksoi ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato.
Pak ditë më parë ishte raporti i Komisionit Europian, ai që dha vlerësime mbi ecurinë e investimeve të huaja në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, transmeton atsh.
“Të hyrat e Investimeve të Huaja Direkte pritet që të financojnë plotësisht deficitin e llogarisë korrente. Përgjatë 10 viteve të fundit investimet e huaja direkte kanë financuar 76 për qind të deficitit të llogarisë korrente. Në 12 muaj deri në shtator 2017 IHD-të neto tejkaluan deficitin me 41 për qind ndërkohë që ndërtimi i dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë shënoi kulmin. Në Programin e Reformave Ekonomike parashikohet që Investimet e Huaja Direkte do të mbeten të forta dhe do të tejkalojnë deficitin e llogarisë korrente me rreth 20 për qind në çdo vit të programit. Ky Program i Reformave Ekonomike njeh faktin që të ardhurat nga Investimet e Huaja Direkte që lidhen me dy projekte gati në përfundim do të zvogëlohen por duket se pret pa ndonjë diskutim që kjo do të kompensohet nga projekte të reja të Investimeve të Huaja Direkte. Gjithsesi, suksesi i Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja në v itet e fundit ka qenë gjerësisht i përqendruar në industri me bazë tek burimet natyrore dhe të patregtueshme”, thuhet në raport. Lidhur me këtë aspekt Komisioni vlerëson se këto lloj investimesh mbartin me vete riskun që të shterrin ndërkohë që propozon që Shqipëria të fokusohet tek investime që paraqesin vlerë të shtuar dhe e përfshijnë atë në zinxhirin global të furnizimit”, citon ndër të tjera raporti i KE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët