Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.SH dhe D.K, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Të pandehurve L.SH dhe D.K, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Të pandehurit L.SH dhe D.K me dt.20.07.2018, rreth orës 17.30 minuta, deri sa policët e Stacionit Policor në Obiliq, kanë urdhëruar që të ndalohet vetura në të cilën ishin të pandehurit L.SH dhe D.K, për shkak të një kundërvajtje në trafik, vetura nuk ishte ndalur por kishte ikur me shpejtësi të madhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik e pastaj kishte humbur kontrollin dhe kishte dal jashtë rrugës.
Të pandehurit kishin dalë nga vetura dhe kishin vazhduar të ikin në këmbë, por gjatë ndjekjes policët i kishin zënë dhe arrestuar, ndërsa në veturën e tyre kishin gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës së dyshuar narkotike, marihuanë në peshë prej 357.9 gram, dhe 29.7 gram.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, të njëjtit mund të përsërisin veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, karakteristikat e tyre personale dhe rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar në vazhdimësi.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City